Romë- Policia italiane pasditen e ditës së djeshme, pas një hetimi të gjatë e të ndërlikuar ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili po trafikonte drogë në një fshat të populluar në Perugia .
Forcat e policisë pasi kanë vëzhguar për një kohë veprimet e 25-vjeçarit të vënë në ndjekje, u kap në flagrancë duke u shitur klientëve të tij kokainë.
Menjëherë pasi shtetasi shqiptar është vënë në dijeni të situatës se personat të cilët ishin në rrugën tjetër nuk ishin këmbësor por policë është munduar të largohet menjëherë nga vendngjarja.
Policia e vënë në kërkim të tij, e ka ndjekur atë derisa bëri të mundur arrestimin e të riut. Në makinë janë gjetur 41 gramë kokainë, një gjobë dhe sende të tjera për të lehtësuar prerjen dhe paketimin e drogës që 25-vjeçari trafikonte.
Sipas burimeve zyrtare, 25-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur ndodhet nën arrest me burg.
Saturday, 23 November 2013 19:10