Lajme Shqip Sunday, 03 June 2012 08:45

Të gjithë duam një shtëpi të pastër dhe aq më tepër të gjithë duam dikë që ta pastrojë. Por çfarë ndodh nëse dikush hyn në shtëpi, e pastron atë dhe mbi tavolinë lë një faturë 75 dollarëshe? Sue Warren, është pronarja e dyqani detergjentësh në Ohio. Ajo ka gjetur një mënyrë paksa të rrallë por edhe të rrezikshme për të bërë publicitet.

Warren ka hyrë në shtëpinë e Elyarias ndërkohë që pronarët e shtëpisë nuk ishin aty. Ajo ka nisur të bëjë punët e shtëpisë, si larjen e enëve, hedhjen e mbeturinave, dhe gjithashtu nuk harroi pa kaluar dhe fshesën me korrent. Pasi mbaroi la mbi tavolinë një biletë ku shkruajti emrin dhe adresën e saj duke lënë edhe sesa kishte kushtuar pastrimi, një shifër prej 75 dollarësh.

Por e zonja e shtëpisë nuk ka paguar, përkundrazi ajo e akuzoi atë për vjedhje.

Momentalisht Sue gjendet në burg pasi është akuzuar për vjedhje, por në të vërtetë ajo nuk ka vjedhur asgjë në shtëpinë që hyri në mënyrë ilegale përveçse i ka rikthyer pastërtinë.