Madrid – Policia spanjolle njoftoi se, në operacionin e përbashkët me kolegët italianë, në Barcelonë është arrestuar njëri nga shefat e mafias kalabreze, Karmelo Galiko.
“Bëhet fjalë për një nga udhëheqësit e klanit të organizatës më të rrezikshme kriminele në Kalabri – Ndrangeta”, thuhet në kumtesën e policisë katalonase.
Operacioni është realizuar më 23 dhjetor. Policia ka hyrë me dhunë në banesën e Galikos, që ndodhet në qendrën e Barcelonës.
Galiko (46) dyshohet për vepra të rënda kriminale, midis të cilave edhe vrasje, shantazhe dhe larje parash.
Autoritetet italiane kanë nisur proçedurën për ekstradimin e Galikos.
Thursday, 29 December 2011 21:30