Prishtinë -Organizanata e Veteranëve të UÇK-së ka njoftuar se është liruar Muharrem Xhemajli. Aty thuhet se Xhemajli ka refuzuar të japë deklaratë para prokurorisë së EULEX’it.
“Në ora 15:00 kryetari i OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli i shoqëruar nga policia është paraqitur me detyrim para Prokurorit. Z.Xhemajli, ka deklaruar para prokurorit se nuk do të jap asnjë deklaratë, nisur nga vendimi i Këshillit Drejtues të OVL të UÇK-së të datës 7 maj 2011. Në këtë vendim mes tjerash thuhet: “OVL të UÇK-së iu bën thirrje të gjithë veteranëve të luftës, që të mos njohin autoritetin e EULEX-it në Kosovë, të mos i përgjigjen ftesave të tyre, të mos japin asnjë lloj deklarate pranë organeve të këtij misioni në asnjë rrethanë, edhe në rast se arrestohen për të ashtuquajtura krime të luftës. Në ora 15:40, Muharrem Xhemajli është liruar” thuhet në njoftim.
Arrestohet kreu i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli
Policia e Kosovës ka arrestuar kreun e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, në bazë të një urdhër arresti të Prokurorit Special Maurizio Salustro.
“Urdhëri i Prokurorit ishte se për shkak se Muharrem Xhemajli nuk ka pranuar ftesën për t’u paraqitur në Prokurori, si dhe ka deklaruar publikisht që nuk do të paraqitet vullnetarisht, ai duhet të detyrohet që të paraqitet në intervistë të premten 7 qershor ora 15:00”, thuhet një njoftimin e OVL-UCK’së.
Ishte raportuar se Xhemajli nuk i është përgjigjur ftesës së EULEX-it për t’u paraqitur në një intervistë që e kishte ftuar ky mision.
Friday, 07 June 2013 15:22