Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 15:27

Florida – Aktorja Lohan nuk është kot me nam për sherret e saj, ka se kujt t’i ngjajë!

Michael Lohan është arrestuar për herë të tretë nën akuzën për dhunë në familje.

Arrestimi është bërë sot në orët e para të mëngjesit, ku sërish babai i aktores akuzohet për dhunë ndaj gruas së tij, njerkës së Li-Los, Kate Major.

(Foto: Michael dhe Lindsay Lohan.)
Përpara se të mbyllej në qeli, Michaelin e kanë çuar në spital për t’i bërë një kontroll për probleme psikologjike.

Por pasi ka rezultuar që ishte shëndoshë e mirë dhe çdo veprim është bërë me ndërgjegje të plotë, ai ka tentuar të arratiset edhe nga spitali.

Kuptohet, arratisja i ka dështuar pasi është kapur nga agjentët e policisë. Duket se familja Lohan e paska për zakon të ketë probleme me ligjin si dhe të vështirë për t’u ‘riedukuar’. (LajmeShqip.com)