Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 15:00

Kajro- Ambasadori i Sllovenisë në Egjipt sot është mbajtur nga banorët e njërës prej lagjeve të Kajros, pasi ata kanë menduar se është spiun dhe ia dorëzuan policisë.

Ambasadori Robert Kokali dhe shoferi i tij e vizituan lagjen që të bënin fotografi, por janë rrethuar nga banorët lokalë.

Njëri prej tyre ka shprehur dyshim se ndoshta janë spiunë prandaj thirrën policë.

Kokali në bisedën e mëvonshme me zëvendësministrin egjiptian  të punëve të Jashtme Ashraf al Huli deklaroi se nuk është sulmuar fizikisht.

Kokali theksoi se incidenti nuk do të ndikojë ndaj bashkëpunimit të Sllovenisë dhe Egjiptit, si dhe nuk do të dërgojë notë protestuese. (LajmeShqip.com)