Aktori i serialit të famshëm “Lost”, Matthew Fox është arrestuar mëngjesin e së hënës, më 29 gusht pasi kishte goditur me grusht një grua në stomak.
Sipas raportit të policisë, aktori është përpjekur të hipë në një “party bus”, pavarësisht se nuk ishte i ftuar. Shoferja 29 vjeçare ja ka mbyllur dyert duke i bërë të ditur se nuk mund të hipte pasi autobuzi ishte i gjithi i prenotuar.
Atëhere Fox kur është gjetur përballë rezistencës së shoferes, e ka gaditur atë në kraharor dhe në stomak. Gruaja e cila për t’u vetë mbrojtur i ka kthyer një grusht në fytyrë duke i çare buzën dhe ka përfunduar me dorë të thyer.
Thuhet se aktori ka qënë i dehur. Policia megjithëse e ka liruar Foxin, po vijon ende me hetimet mbi të.
Për momentin aktori Fox është duke luajtur për “World War Z” sëbashku me Brad Pitt. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 31 August 2011 13:52