Beograd (PLOTESUAR 2 prill, 13:45) Lirohen dy policët e Kosovës të arrestuar të shtunën nga xhandarmeria serbe në Merdare. Sami Beqiri dhe Shukri Binaku u janë dorëzuar forcave të EULEX-it dhe këtë informacion e ka konfirmuar edhe vetë ministri i brendshëm Bajram Rexhepi.
Masa e ndalimit prej 48 orëve të policëve skadoi në mesditë ndërsa nuk kishte asnjë shenjë për lirimin e tyre.
EULEX dhe autoritetet e Kosovës deklaruan se pritej që kjo çështje të mbyllet shumë shpejt ndërsa lirimi i tyre pritet brenda disa orësh.
EULEX dhe KFOR nisën dje hetimet në vendin ku u arrestuan dy policët Sami Beqiri dhe Shukri Binaku ndërsa Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të lejojë më të ndodhin ngjarje të tilla.
****************************
Beograd-Autoritet serbe akoma nuk kane dhënë sinjale nëse se do të lirojnë dy policët kosovarë të kidnapauar të shtunën në brezin kufitar me Serbinë në Dumnicë.
Masa e ndalimit prej 48 orëve të policëve që po mbahen në Kurshumli skadon sot në mesditë, ndërkohë që EULEX-i ka njoftuar se pret që shpejt të përfundojë kjo çështje.
EULEX-it thot se incidenti po hetohet dhe se presin që ndalimi i tyre të ndërpritet më shpejt.
Zyrtarët e KFOR-it nuk kanë dhënë ndonjë sqarim rreth hetimit të kidnapimit të policëve në vijën e gjelbër. Zëdhënësi Den Harvey ka thënë se presin që çështja të menaxhohet në mënyrë të përgjegjshme nga të dyja palët.
“KFOR-i është i shqetësuar me zhvillimet e fundit. Ne besojmë që të dyja palët do të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale. Rrëmbimi i policëve të kufirit Sami Beqiri dhe Shukri Binaku përbën incidentin më të rëndë kufitar deri më tani që kur KFOR-i ka filluar të transferojë përgjegjësitë për vijën e gjelbër tek autoritetet vendore. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 03 April 2012 00:00