Tetovë – Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e kryesisë qëndrore ditën e shtunë, e cila u thërrit për të shqyrtuar situatën në vend, të krijuar pas arrestimeve të 1 majit, nxori tre konkluzione. 
Në këto konkluzione cilësohet se Bashkimi Demokratik për Integrim përcjell nga afër rrjedhën e aksionit “Monstra” dhe çdo detaj lidhur me të, BDI i cilëson si të dëmshme paragjykimet e parakohshme të të akuzuarve se janë kryerësit e krimit dhe se Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe me urtësi të ndjekin zhvillimin e këtij procesi. (LajmeShqip.com)
Sunday, 06 May 2012 16:20