Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 11:41

Raportohet se në një lokal në fshatin Xërxë të Rahovecit është arrestuar një mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës. Policia, në raporton e saj bën të ditur se ai dyshohet për trafikim të një femre shqiptare, shtetase e Shqipërisë.

Po ashtu në raport theksohet se nga i dyshuari policia ka konfiskuar një revole të llojit Ekol special 99, një karikator , dy fishekë të kal.7.65 mm.

I dyshuari, pas intervistës, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Po sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Vushtrri janë arrestuar një femër dhe një mashkull, që të dy shqiptarë, shtetas të Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën e prostitucionit.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit ata janë dërguar në procedurë të shpejt në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, departamenti për kundërvajtje, dega në Vushtrri. Nuk ka njoftim për vendim të gjykatës rreth rasti.