Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 17:23

Armina Mevlani para disa javësh ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me njërën prej markave më të suksesshme në botë, Dolce & Gabbana. Kjo famë që ka filluar të shtrihet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë për bukuroshen shqiptare është një derë e hapur, për të cilën ajo është shumë e lumtur dhe do ta shijojë në maksimum.

Mirëpo, bukuroshja qe një kohë ka filluar edhe bashkëjetesën me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha. Tani që karriera e saj do të fokusohet edhe jashtë Shqipërisë, mediat kanë hedhur dyshimin nëse kjo problematike për partnerin e saj.

“Shkëlzeni është i pari që më ka mbështetur që në fillim për këtë iniciativë, ndaj unë e vlerësoj maksimalisht. Me të ndaj çdo ide dhe ai mendon se kjo është rruga që unë bëj me më shumë pasion dhe që duhet të ndjek”, ka deklaruar Armina në një intervistë për Panorama, transmeton Revista Class.