Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 11:51

Armina Mevlani, bukuroshja që eksperimenton në zhanre të ndryshme të spektaklit, modës dhe gazetarisë, ditën e diel ishte e ftuar speciale e emisionit humoristik  “Apartamenti 2XL”. Mevlani gjatë spektaklit ka interpretuar rolin e Dezdemonës bashkë me Otellon, por gjatë shtrirjes skenike ajo ka nxjerrë në shesh “zogun”.

Pas Tunës që tashme e quan veten si “Zogu më i mirë prej krejtve” edhe Armina Mevlani ka provokuar me hiret e saj, kësaj radhë duke treguar dhe të brendshmet.  Edhe gjatë emisionit, humoristi Julian Deda nuk ia ka shqitur sytë “hapjes skenikë të këmbëve” të bukuroshes, madje duke iu drejtuar publikut: “Ore çfarë patë ju ëëë??” Armina së fundmi është përfolur edhe për një lidhje dashurore me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berishën. /shekulli/