Damask- Dhjetëra mijë demonstrues u tubuan në afërsi të Damaskut përderisa forcat siriane vranë të paktën 25 persona në mbarë shtetin. 
Rreth 30 mijë persona u tubuan në sheshin para xhamisë së madhe në Duma, në veri të Damaskut, për shkak të së cilës ithtarët e forcave të sigurisë u transferuan nga pozicionet e tyre të para, kumtoi organizata siriane për të drejta të njeriut.
Më vonë, vëzhgues të Ligës Arabe e vizituan kuvendin e qytetit të Dumas, ndërsa në të njëjtën kohë armata ka shtënë mbi demonstruesit para xhamisë dhe vrau të paktën katër civilë.
Sipas organizatës siriane, ithtarë të forcave siriane vranë të paktën gjashtë persona në Damask, gjashtë në Hama dhe pesë në krahinën Idlib si dhe katër civilë në Homs. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 December 2011 11:25