Lajme Shqip Friday, 11 May 2012 08:30

Butrint – Një varr mesjetar, që mendohet se i përket shekulli XV-XVI, u zbulua sot në lindje të Parkut Kombëtar të Butrintit nga dy arkeologë, njëri shqiptar dhe tjetri amerikan.
Lajmin e bëri të ditur drejtuesi i ekspeditës, arkeologu amerikan David R. Hernandez, i cili tha se varri i përket një 35 vjeçari, por nuk saktësoi se për cilën periudhë të mesjetës bëhet fjalë.

“Mendohet se skeleti i përket seksit mashkull, por është ende herë të japësh një përgjigje shkencore”, tha Hernandez. Sipas tij, varri mesjetar do të nënshtrohet një ekzaminimi profesional. “Ky është rasti i parë që një varr mesjetar zbulohet i plotë në lindje të teatrit antik të Butrintit. Varri tashmë është konservuar dhe së shpejti pritet që një antropolog amerikan në vijë në Shqipëri, për të nisur studimet mbi skeletin”, pohon Hernandez.

Arkeologu shqiptar Dhimitër Çondi theksoi se sivjet gërmimet arkeologjike, të cilat i kanë fillesat 10 vjet më parë, kanë qenë të mbara. Zbulimi i sotëm është ‘qershi mbi tortë’. Ekspedita do të vijojë deri në javën e katërt të këtij muaj”, specifikoi Çondi. (LajmeShqip.com)