Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 14:33

Shkup – Raporti është ai që ne e shkruajmë për ne, ai është realiteti ynë. Data për negociata si edhe gjatë dy viteve të fundit është lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit. Shpresoj dhe mendoj se duhet të tregojmë vullnet politik dhe të presim vullnet politik edhe nga ana tjetër e Athinës zyrtare, si dhe pak ndihmë nga ana e BE-së për t’u tejkaluar ky problem, deklaroi zëvendëskryeministrja Teuta Arifi pas takimit të sotëm me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim të BE-së Aleksandra Kas Granje, e cila i dorëzoi kopje nga Raporti për Maqedoninë.

Arifi theksoi se Raporti është pozitiv sepse e kemi mbajtur rekomandimin për fillim të negociatave, pozitiv është edhe në lidhje të kriterit politik, si dhe në lidhje të asaj se vendi është i përgatitur që së bashku me BE-në të punojë në procesin e reformave në gjyqësi dhe në administratë publike që vërehen në dokument.

“Për ne si vend është shumë e rëndësishme në këtë riorganizim të ri të Ballkanit Perëndimor ku vende të tjera marrin status tjetër në lidhjet me BE-në edhe ne të bëhemi të shpejtë dhe efikas pas lidhjes së afrimit drejt këtij procesi”, theksoi zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi.