Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 14:58

Bruksel – Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e angazhuar për çështjet evropiane, Teuta Arifi, në kuadër të vizitës së saj dyditëshe në Bruksel ka realizuar takime në nivel më të lartë në Komsionin Evropian.

Ajo u takua, në takime të veçanta, me Komisarin për zgjerim, Shtefan Fyle, me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim, Stefano Sanino dhe me drejtoreshën për gjegjëse për Maqedoni, Alksandra Kas Granje.

Në bisedimet në Komisionin Evropian, me komisarin për zgjerim, Shtefan Fyle, u theksua interesi për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe të gjitha institucioneve të tij me Republikën e Maqedonisë, me qëllim të përshpejtimit të tempos në realizimin e kritereve për anëtarësim në union.

Tema të bisedës ishin gjenda aktuale politike dhe ekonomike në shtet, funksionimi i marrëdhënieve ndëretnike, si dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Komisari Fyle edhe një herë e potencoi mbështetjen që ai dhe drejtoria e tij e japin për Republikën e Maqedonisë me qëllim që të vazhdojë në përjekjet e veta drejt përmbushjes së tërësishme të kritereve evropiane, duke e cekur me atë rast faktin se afrimi drejt unionit është në varshmëri edhe të zbatimit të kritereve dhe vlerave demokratike në të gjitha sferat e shoqërisë sonë. Sipas komisarit Fyle, Raporti për këtë vit do ta vlerësojë realisht përparimin e Republikës së Maqedonisë.

Në takimin me drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për zgjerim, Stefano Sanino, gjatë bisedimeve, Arifi e prezantoi fotografinë momentale politike në vend, duke përfshirë edhe planet për periudhën e ardhshme të kësaj Qeverie, e cila përmes entuziazmit të vet jep për të drejtë të besojmë se procesi i integrimit evropian edhe më tej do të dominojë gjatë definimit të politikave dhe sjelljes së vendimeve kyçe.

Arifi nënvizoi se Maqedonia me përkushtim punon në perspektivën e saj evropiane dhe shprehi pritje se Raporti i Komisionit Evropian për avancimin e shtetit tonë për këtë vit do të jetë objektiv dhe i balancuar në mesazhet kyçe që i dërgon. Mesazhet nga Raporti ne, si edhe viteve paraprake, i kuptojmë si vërejtje për zbatimin e mëtejshëm efikas të reformave në shtet dhe përmirësim të standardit jetësor dhe cilësisë së jetesës të qytetarëve të Maqedonisë.

Në takimin me drejtori Kas Granje, theksi është vendosur në nivelin e rezultateve të realizuara në kuadër të reformave tona, ndërsa në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. Arifi informoi më hollësisht për aktivitetet e realizuara posaçërisht gjatë dy muajve të fundit që është me rëndësi të madhe në virgjile të Raportit të sivjetmë për avancimin e shtetit tonë i cili do të publikohet më 12 tetor.

Theksi është vendosur në hapat konkret të cilat institucionet resore i ndërmarrin në drejtim të implementimit të kritereve evropiane, para se gjithash në sferat e administratës publike, gjyqësisë, shprehjes së lirë dhe mediave, luftën lundër korrupsionit, si dhe disa aspekte të lëvizjes së lirë të mallrave dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Gjatë vizitës në Bruksel, zëvendëskryeministrja Arifi realizoi takim pune edhe me përfaqësuesit e vendeve-anëtare të BE-së në Grupin punuese të Këshillit për ballkanin Perëndimor (COWEB) me ç’rast janë prezantuar lëvizjet politike dhe ekonomike në shtet, dhe ndikimin e tyre ndaj realizimit të axhendës evropiane të shtetit tonë, me theks ndaj qeverisjes së të drejtës, lirisë së shprehjes dhe ambientit demokratik në shtet. (LajmeShqip.com)