Lajme Shqip Tuesday, 12 March 2013 13:24

Krijuesit e filmit që fitoi Oscar “Argo” do të përballen nga një padi që po përgatitet nga shteti i Iranit.

The Sun raporton se zyrtarët iranianë kanë thënë se janë në përgatitje të padisë, “pasiqë vendi i tyre paraqitet në mënyrë joreale në këtë film”.

Për ta përgatitur padinë ndaj “Argos”, shteti iranian ka angazhuar avokaten franceze, Isabelle Coutant-Peyre, e cila njihet për mbrojtjen që ka bërë për terroristin Ilich Ramires-Sanchez.

Thuhet se avokatja franceze ndodhet në Iran ku edhe është duke përgatitur padinë.