Këngëtari shqiptar, Ardian Bujupi, i cili jeton në Gjermani dhe ka zhvilluar karrierën atje, do të vije me diçka te re.
Pas koncerteve të shumta që kishte gjatë sezonit veror, Bujupi tashmë ka gati këngën e re dhe është në përgatitje të videos.
Këngëtari që u bë i njohur nga spektakli “DSDS” pritet që shumë shpejt të lansojë këngën “Ich Komme 2005”, që do të tregojë të gjitha ecjet e tij nëpër vite e deri më tani.
Në fotografitë që i ka siguruar KosovaPress, shihen pjesë të videos gjatë xhirimit.
Aty gjendet edhe Zazou njëra nga pjesëmarrëset në “DSDS”, e cila dikur ishte e dashura e Ardianit.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të këtyre xhirimeve, Ardiani po përgatitet për një koncert në Shqipëri, por nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të ndodhë kjo.
Monday, 12 October 2015 13:13 

