Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 15:20

Arbana Osmani ka hedhur poshtë spekulimet se ajo është shtatzënë.

Po thuajse çdo vit, kur Arbana rikthehet në spektaklin “Big Brother Albania” dalin në skenë spekulimet për shtatzëni të saj. Dhe, ndryshe nuk ishte as kësaj here.

Mediat rozë në Shqipëri gjatë javës së kaluar raportuan se moderatorja e Top Channel është duke pritur fëmijën e saj të parë.
Por, e kontaktuar nga “Bluetooth” rreth këtij lajmi, bukuroshja ka mohuar në mënyrë kategorike spekulimet, duke thënë se është një trillim dhe asgjë më shumë.