Lajme Shqip Tuesday, 29 May 2012 13:43

Komunitetet e krishtera të dy fshatrave në Tokën e Shenjtë kanë marrë përsipër mësimin e gjuhës aramaishte në tentativë për të ringjallur gjuhën e Jezusit.

Një përpjekje që dy fshatrat janë duke çuar përpara me ndihmën e Suedisë, atje ku një komunitet me origjinë nga Lindja e Mesme vijon të flasë gjuhën e lashtë, punon për ta mbajtur gjallë duke e përcjellë me pamje satelitore kudo në botë.

Fshatrat në projekt janë Beit Jala afër Betlehemme-t dhe Jish. Në këtë të fundit gjuha ka hyrë në shkollën fillore dhe është shkolla e parë që po mëson gjuhën aramaishte.

Nxënësit po pajisen me libra dhe mjete të tjera shkollore të mundësuara nga qeveria suedeze në mënyrë që gjuha e Jezusit të mos shuhet me kalimin e dekadave.