Athinë- Mundësi për investime në sektorin e pronave të patundshme, turizmit dhe energjetikës do të shqyrtohen nga biznesmenët e OEA dhe Greqisë në biznes forumin e sotëm në Lagonisi, publikoi gazeta Vima. 
Në forum marrin pjesë rreth 200 firma nga dy shtetet.
Në të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtëm të OEA-s Abdula bin Zead al Nahian i cili do të ketë takim me presidentin e Greqisë Karlos Papuljas dhe me kryeministrin Lukas Papadhimos. Patundshmëritë, turizmi dhe energjetika janë në fokus të investitorëve arab.
Qëllimi i Qeverisë të OEA-s është ruajtja e stabilitetit ekonomik në rajon dhe tejkalim e krizës financiare. Athina planifikon edhe forume të tjera të tilla me pjesëmarrje të biznesmenëve nga Katari dhe Kuvajti. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 11 January 2012 11:31