New York – Çmimi i aksioneve të prodhuesit amerikan të telefonave më të popullarizuar “Appel”, për herë të parë në histori tejkaloi kufirin prej 500 dollarëve, duke u kthyer në firmën më të shtrenjtë në botë.
Aksionet e “Appel” të hënën u përforcuan me 1,5 përqind në 500.60 dollarë.
Rritja aktuale e aksioneve të kësaj firme filloi para dy javëve, kur rezultatet e punës në tremujorin e parë të vitit financiar 2011/2012 befasuan pozitivisht tregun, transmetojnë mediat amerikane.
Të dhënat për periudhën tremujore, prej tetorit deri në dhjetor të vitit 2011, “Appel” i publikoi më 24 janar. Fitimi i pastër i kompanisë është rritur me 118 përqind në nivel vjetor, me 13,06 miliardë dollarë, ndërkohë që qarkullimi është më i madh me 73 përqind duke arritur 46,3 miliardë dollarë.
“Appel” nga vera e kaluar vazhdimisht pozicionohet në fronin e firmave më të vlefshme botërore me koncernin e naftës “Akson Mobile”.
Pas rritjes së fundit të aksioneve, vlera e bursës së Appel paraqet 400 miliardë dollarë. Vetëm si krahasim, vlera e bursës së Microsoft paraqet 258 miliardë dollarë dhe e Google 199 miliardë dollarë.
Tuesday, 14 February 2012 10:30