Podgoricë – “Parada e krenarisë” e para në Podgoricë, që ishte e paralajmëruar për 31 maj, është e anuluar për shkak se organet shtetërore “nuk treguan seriozitet dhe profesionalizëm në organizimin e kësaj ngjarje”, kumtoi sot Bordi organizues i marshit.
Organizatorët e paradës theksojnë se Qeveria e Malit të Zi i ka dhënë vetëm një mbështetje deklarative në manifestim, por se edhe pas dy muajve të insistimit të tyre, nuk është përgjigjur në kërkesën në krye të Bordit të bëhet njëri nga presidentët ose njëri nga ministrat në Qeverinë, i cili në fund të marshit do t’u mbante fjalim pjesëmarrësve.
“Ata mbështeten në mënyrë deklarative, por kur duhet diçka konkrete të bëjnë, posaçërisht me pjesëmarrjen e tyre, atëherë këtu lind problemi”, thekson Bordi organizues i “Paradës së krenarisë”.
Tuesday, 17 May 2011 13:30