Mediat nuk kanë qenë në dijeni të asgjëje deri sa vetë aktori ka rrëfyer gjithçka.
Aktori spanjoll që në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës është shfaqur në formë të mirë ka dhënë një intervistë për revistën e përmuajshme “OK”.
“Ju tregoj publikisht për herë të parë se që dy vitet e fundit kam zbuluar se kisha një tumor në shpinë. Me përjashtim të familjarëve dhe miqve të mi më të mirë, kam preferuar që ta kaloj këtë makth vetëm.” – ka thënë ai.
Banderas është ndërgjegjësuar për këtë tumor shumë rastësisht ndërsa fshihej mbasi kishte bërë banjë. Që nga ai moment është drejtuar tek doktori për kontroll.
“Dy ditë mbas kontrollit të parë e gjeta veten në sallën e operimit për të hequr këtë tumor. Siç më ka rrëfyer kirurgu, ishte një masë vërtetë e madhe sa grushti i një dore. Fatmirësisht ai rezultoi një tumor beninj.”
“Shëndeti është mbi gjithçka. Unë luftova kundër sëmundjes time dhe pata fatin të shpëtoj. Por jo të gjithë kanë të njëjtin fat. Prandaj për këtë arsye dua ta mbyll këtë intervistë duke dhënë një këshillë… Kushtojini vëmendje trupit tuaj; prekeni dhe palpojeni dhe për dyshimin më të vogël vraponi për tek mjeku. Çdo diagnozë e parakohshme do t’ju shpëtonte jetën.”
Kështu e ka mbyllur intervistën e tij Banderas duke i dhuruar gazetarit një buzëqeshje të trishtueshme. Përpos këtyre problemeve që shumëkush mundet t’i ketë kaluar, fatmirësisht ai ka shpëtuar. (LajmeShqip.com)
Thursday, 26 May 2011 15:09 