Prishtinë – Ansambli kombëtar kosovar i këngëve dhe vallëve “Shota” ka dy javë që merr pjesë në Festivalin e “Chenoan Dance Festival 2011” dhe u radhitë e treta në botë në bazë te vlerësimit të jurisë profesionale të këtij festivali, njoftojnë mediat vendore.
Po ashtu AKKV “Shota” u nderua edhe me çmimin për performancë të shkëlqyer në parakalim para rreth 100 mijë qytetarëve.
Drejtori këtij ansambli, Dilaver Kryeziu shprehet shumë i kënaqur me vlerësimin që i është bërë vallës shqiptare në Korenë e Jugut. Është hera e parë që një ansambël shqiptar merr pjesë në këtë festival.
Në këtë festival kanë marr pjesë 22 shtete nga 5 kontinente.
Ansambli “Shota” pritet që të kthehet në Kosovë ditën e enjte.
Tuesday, 04 October 2011 09:59