Lajme Shqip Tuesday, 03 July 2012 08:50

Aktoria Anna Hathway do të zbukurojë pamjen e revistës “Allure” në serinë e muajit korrik. Në intervistën e dhënë për këtë revistë, ajo rrëfen pak nga jeta dhe planet e saj, si dhe për rolin e ‘The Miseralbes’, rol për të cilin ju desh të shtonte shumë kilogramë.

Me daljen në treg të dy filmave për këtë vit, ‘The Miserables’ dhe ‘The Dark knight rises’, asaj i duhej të bënte promovimin e tyre në revistën më prestigjioze.

Me buzëqeshjen e saj të përsosur ana ka magjepsur një planet të tërë. Aktorja shfaqet mëse e bindur që të shfaqë karakterin e saj në rolet që i janë dhënë dhe t’i realizojë ato me përpikmëri.

Ana tani shpreh se është gati që të heqë kilet e tepërta që ka vënë së fundmi. “Kam gjashtë ditë që jam duke mbajtur një dietë të fortë dhe ideja që do të dobësohem më bën të ndjehem mirë”.

Të aktruarit kërkon shumë talent dhe përkushtim, dhe kur bie fjala tek lakuriqësia nëpër filma nuk është shumë e thjeshtë që të realizosh një skenë të tillë. Por në fakt, Ana nuk e ka aspak problem, madje ajo prononcohet “Unë jam si çdo vajzë tjetër, puna ime është t’ju tregoj njerëzve si ato jetojnë dhe lakuriqësia është një pjesë e jetës”. (LajmeShqip.com)