Fqinjët e yllit Justin Bieber janë ankuar ndaj sjelljeve të këngëtarit, duke kërcënuar se nuk do të paguajnë detyrimet mujore, nëse ai nuk i ndalon ato.
Rreth 500 familje në lagjen Calabasas, kanë paraqitur ankesat e tyre në “Shoqatën e Pronarëve” duke thënë se këngëtari po i shqetëson shpeshëherë në mënyra të ndryshme, si organizimi i ahengjeve dhe tejkalimi i shpejtësisë nëpër rrugët e lagjes, raporton The Sun.
Policia ditë më parë kishte vizituar Bieberin në shtëpinë e tij, pasiqë kishte pranuar dy telefonata në lidhje me “ngasjen marramendëse të makinës nëpër lagje”, ku fqinjët ishin ankuar se në atë kohë fëmijët ndodheshin jashtë shtëpive duke luajtur nëpër lagje.
Monday, 03 June 2013 16:49