Zagreb – Qytetarët kroat janë më të pakënaqurit nga situata e tyre financiare se sa para një viti, ndërsa nuk janë optimist se në vitin 2012 situata do të ndryshojë, thuhet në anketën e GFK-së.
Hulumti ka treguar se pothuajse gjysma e familjeve në Kroaci situatën e tyre financiare e konsiderojnë më të keqe se sa para një viti, ndërsa më shumë se një e treta pret që situata financiare vitin e ardhshëm të përkeqësohet.
Në 47 përqind të familjeve, gjendja e tanishme financiare është më e keqe se sa para një viti, 44 përqind konsiderojnë se janë në nivel të njëjtë, ndërsa vetëm 7 përqind e të anketuarve thonë se kanë një situatë pak më të mirë financiare se sa përpara një viti.
Më të pakënaqurit nga situata e tanishme janë në Lika, Banija dhe Kordun (52 përqind) dhe Slloveni (55 përqind e të anketuarve), ku këta të fundit janë edhe më pesimistët.
Rreth 43 përqind që thonë se me vështirësi “ia dalin deri në fund të muajit” ishin më shumë në Slloveni, ndërsa më pak në Zagreb. Në Zagreb ka më shumë familje (22 përqind) të cilat konsiderojnë se do të duhet patjetër të kursejnë që t’i mbulojnë shpenzimet.
Thursday, 15 December 2011 12:42