Londër – Ithtarët për pranim të shtetit palestinez për anëtare të barabartë në Kombet e Bashkuara janë më të shumtë se kundërshtarët – 49 për, kundër 21 për qind, por përafërsisht një e treta (30 për qind) nuk mund të japin përgjigje përfundimtare, tregojnë rezultatt e anketës.
Vendet me mbështetje më të fuqishme për njohjen e shtetit palestinez janë Egjipti (90 për qind “për”, ndërsa nëntë “kundër”) dhe Kina (56 “për” përkundër nëntë përqindëve “kundër”).
Numi më i madh i përgjigjeve negative janë vërejtur mes të anketuarve në SHBA (45 për qind “për” dhe 36 “kundër”), në Brazil (për” 41 për qind dhe 26 “kundër”0 dhe Indi (32 “për” dhe 25 “kundër”).
Anketa u zhvillua edhe në tre vendet-anëtare të Bashkimit Evropian – Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe, banorët e të cilave dhabë pothuajse përgjigje identike 54, 53 dhe 53 për qind e të anketuarve u deklaruan “për” anëtarësim të barabartë të shtetit palestinez në KB përkundër 20, 28 dhe 26 për qind “kundër”.
Në Rusi 37 për qind e të anketuarve theksuan se e mbështesin njohjen, ndërsa 13 se janë “kundër”.
Por, çdo i dyti i anketuar nuk dha përgjigje përfundimtare apo vlerësoi se vendi i tij duhet të jetë “i përmbajtur” ndaj asaj çështjeje.
Monday, 19 September 2011 11:58