Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 08:56

Washington – Mit Romni ka mbështetjen më të madhe si pretendues për nominimin e Partisë republikane për kandidat për president të SHBA-së, tregoi hulumtimi i institutit “Ipsos”. Sipas sondazhit tjetër, i zbatuar me porosi të televizionit En Bi Si dhe gazeta “Wallstreet Journal”, në garë prin Herman Kejn.

Romni, ish guvernator i Masachusetsit, e mbajti përparësinë e tij, por edhe nuk e rriti dukshëm, tregon hulumtimi i “Ipsos”. Ai mbështetet prej 23 për qind të republikanëve në krahasim me 20 për qind në qershor.

Biznesmeni Herman Kejn, i cili u tregua si favorit, pasi vazhdoi reformë tatimore radikale, në periudhën e njëjtë pothuajse trefish e rriti popullaritetin e tij midis republikanëve – prej shtatë në 19 për qind.

Kongresisti nga Teksasi Ron Pol është në vendin e tretë me 13 për qind, ndërsa guvernatori i Teksasit Rik Peri në vendin e katërt me 10 për qind.

Hulumtimi është zbatuar prej 6 deri më 10 tetor, para debatit të mbrëmshëm për çështje ekonomike në të cilin Romni dhe Kejn u prezantuan në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa Peri nuk arriti ta kthejë imazhin e tij, të cilin e humbi në dy debatet paraprake.

Anketa tregoi, gjithashtu, se 50 për qind e amerikanëve nuk e miratojnë punën e presidentit, ndërsa për qindja e atyre të cilët janë shumë të pakënaqur me të është rritur në 34 për qind. Më pak se gjysma e amerikanëve – 47 për qind, e miratojnë mënyrën me të cilën Barack Obama e kryen detyrën e tij si president.