Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 11:36

Ankara – Turqia është e gatshme t’i vendosë në bazë të re të marrëdhënieve me BE-në pas zgjedhjeve parlamentare më 12 qershor dhe i vendosi ultimatum BE-së prej shtatë pikave, publikoi gazeta qipriote “Filelefteros”.

Sipas gazetës, mes kërkesave është edhe ftesa për Turqinë, në takimet e kreut të BE-së, ndërsa ministri turk i Punëve të Jashtme të marrë pjesë në takimet e shefave të diplomatëve të Unionit, kur në to bisedohet për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat janë në interes të vendit.

Kërkesa tjetër e Ankarasë është organizimi i bisedimeve jozyrtare në nivel të drejtorëve politikë për çështje rajonale, si për shembull Ballkani Perëndimor, ndërsa gjithashtu edhe takime më të shpeshta të grupit punues për Ballkanin.

“Filelefteros” shkruan se Turqia dëshiron të marrë pjesë edhe në takimet e kreut të BE-së në Bruksel dhe përmes konsultimeve BE-Turqi kërkoi të ktë fjalë gjatë formimit të politikës së jashtme të Unionit, ndërsa qeveria qipriote dhe greke bëjnë orvatje që ta prandalojnë atë.

Gazeta pohon se shtatë kërkesat e Turqisë janë të mbështetura nga Britania e Madhe, Suedia dhe Italia.