New York City – Aktorja Jennifer Aniston ka qënë fituesja në një ankand për të blerë një pikturë prej vaji.
Ankandi i organizuar për të ndihmuar viktimat e tragjedisë së Haitit, quhej “Artist for Haiti”.
Aktorja 40 vjeçare e ka fituar pikturën abstrakte përkundrejt shumës prej 450 mijë dollarësh, ndërkohë që ajo ishe vlerësuar me 150-200 mijë dollarë.
Sipas një dëshmitari të “US Magazine”, kur Jen ka fituar pikturën ka duartrokitur e gëzuar.
Ankandi “Arstist for Haiti” ishte organizuar nga aktori Ben Stiller dhe gruaja e tij Christine Taylor. Prej këtij ankandi ata fituan 13.662.000 dollarë, të cilat do të shkojnë të gjitha në ndihmë të viktimave të tërmetit në Haiti.
Pas ankandit Jen dhe i dashuri i saj Justin Theroux kanë darkuar me Stiller dhe gruan e tij. Ata dukeshin në një atmosferë mjaft miqësore, si në kohët e vjetra. (LajmeShqip.com)
Sunday, 25 September 2011 10:56