Lajme Shqip Wednesday, 14 September 2011 20:34

Luanda – Të paktën 30 persona, mes të cilëve edhe tre gjeneralë të armatës, e humbën jetën sot gjatë rrëzimit të aeroplanit ushtarak në Angolë.

Siç lajmëruan mediat lokale, aeroplani u rrëzua në aeroport në qytetin Huambo, 550 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Angolës, Luanda.

Në momentin e fatkeqësisë në aeroplan ka pasur 36 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Shkaqet e fatkeqësisë tani për tani janë të panjohura.