Lajme Shqip Wednesday, 27 June 2012 16:00

Kulla e orës, e parlamentit britanik e njohur si Big Ben, është pagëzuar me emrin Mbreterësha Elizabeth II. Kulla 96 metra e lartë është një ndër objektet përfaqësuese të Mbretërisë së Bashkuar,  e cila tashmë do të quhet Kulla Elizabeth.

Ky ishte një vendim i marrë nga Dhoma e Komunëve, si pjesë e nismave për të festuar jubileun e Diamantë të Mbretëreshës për 60 vitet e saja në fron.

Kryeministri britanik David Cameron ka mbështetur nismën duke argumentuar se është një shpërblim për mbretëreshën për gjithçka që ka bërë për kombin britanik.

Kulla u përfundua në vitin 1858 dhe përmban një orë në çdo anë të saj, si dhe zilen e famshme 13.5 tonëshe të quajtur Big Ben. Udhëheqësi i opozitës Ed Milibrand, që kryeson partinë e Punës, tha se kjo është minimalja për mbretëreshën Elizabeth II për shërbimin e palodhur të saj.