Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 09:15

Edhe pse flitet për humbje të madhe të peshës dhe përkundër ndërhyrjes kirurgjike për largimin e gjinjve dhe vezoreve, Angelina Jolie vazhdon të jetë njëra prej femrave më të bukura në botë.

Ajo është aktore, regjisore, skenariste, aktiviste humanitare e njëherësh rrit gjashtë fëmijë, ndërsa kësaj radhe vjen në rolin e fotomodeles.

40-vjeçarja zbukuron ballinën e botimit të muajit nëntor të revistës së famshme, Vogue.

Për herë të parë për këtë revistë, Angelina ka pozuar në viti 2002, kurse herën e fundit në vitin 2010.

Më poshtë sjellim ballinat e revistës Vogue, të cilat i ka zbukuruar Jolie.