Lajme Shqip Monday, 23 January 2012 16:15

Prishtinë- Ministria e Shëndetësisë do të përkujdeset që në tërë territorin e Republikës së Kosovës, popullata të jetë e shëndetshme.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani përmendi disa nga prioritetet e planit të veprimit për këtë vit. Sipas tij, aktivitetet që do të realizohen kanë të bëjnë me reformën në sistemin shëndetësor, zvogëlimin e sëmundshmërisë në vend, shërbime më kualitative për qytetarë etj.

“ Sigurimi i shërbimeve shëndetësore të nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor të cilat për momentin nuk ofrohen në vend nëpërmjet bashkëpunimit të shtuar ndërkombëtar dhe formave të ndryshme të partneritetit publiko-privat. Sigurim i qasjes së lehtë dhe të barabartë deri tek shërbimet kualitative shëndetësore për të gjithë qytetarët dhe në veçanti për personat me aftësi të kufizuara, personat me probleme të shëndetit mendor, personat e riatdhesuar dhe pjesëtarët e komunitetit Rom,Egjiptas dhe Ashkali”-tha Agani.

Agani thotë se  është i vetëdijshëm që situata në sistemin shëndetësor nuk mund të ndryshojë pa buxhet të mjaftueshëm financiar. Por ai thotë se miratimi i ligjit për sigurime shëndetësore do të krijojë në fond i cili do të nis të shfrytëzohet në tetor të këtij viti.

Ministri tha se sigurimi i financimit të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor do të kontribuojë edhe  në zvogëlimin e varfërisë në vend .