Lajme Shqip Tuesday, 03 January 2012 11:00

Romë – Shërbimi postar italian dje ruajti një zarf postar me një plumb, i dërguar në adresë të zyrës në Torino të shërbimit publik italian për tatim Ekuitalia.

Në zarf kishte edhe letër në të cilën ishte shkruar vetëm një fjalë, anarki. Zarfi është hapur nga të punësuarit në qendrën për klasifikim në Torino. Letra ishte adresuar për drejtorin e zyrës qytetare të Ekuitalisë.

Shërbimi tatimor në javët e fundit u bë cak i kërcënimeve dhe sulmeve me automobil-bombë. Incidenti i fundit ndodhi gjatë mbrëmjes në pritje të Krishtlindjes, kur mjeti shpërthyes me fuqi të vogël, me siguri i përpunuar në bazë të dinamitit xhelatinë, shpërtheu para filialit të Ekuitalisë, në skaj të Olbias në Sardenja. Për disa nga sulmet dhe kërcënimet përgjegjësinë e mori organizata e anarkistëve italian FAI (Federata e paformuar anarkiste).