Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 14:15

Në daljen e sotme publike (e enjte 22 shtator),  për nënshkrimin e Memorandumit, kyretari i Bashkisë Lulzim Basha mori përsipër dhënien e lejeve të shfrytëzimit për ato ndërtime të reja që nuk e kanë akoma atë.

Leja e shfrytëzimit është një hap i domosdoshëm për të mund të kryer regjistrimin e pallatit në Hipotekë. Dhënia e lejes së shfrytëzimit ose të banimit bëhet nga Zyra e Urbanistikës në njësinë e qeverisjes vendore, pas depozitimit të procesverbalit të kolaudimit.

Pengesa kryesore në rastin e ndërtimeve në Tiranë kanë qënë shmangiet nga projekti i miratuar në lejen e ndërtimit. Pengesa të tjera mund të jenë moszbatimi i standardeve të sigurisë, të mbrojtjes nga zjarri apo element të tjerë teknikë të ndërtesës.

Dokumente të tjera që kërkohen nga Zyrat e Regjstrimit të Pasurive janë leja e sheshit të ndërtimit dhe leja e ndërtimit. Leja e sheshit dhe leja e ndërtimit lëshohen nga Këshillat e Rregullimit të Territorit të Bashkive apo Komunave, pasi ndërtuesi paraqet projektin dhe gjithë dokumentacionin e domosdoshëm teknik të kërkuar me ligj.

Në këto dokumente bën pjesë edhe marrëveshja me pronarët e tokës. Por pikërisht kjo hallkë është bërë pengesë për regjistrimin e shumë pallateve.

Pasi kanë nënshkruar marrëveshjen paraprake, ndodh shpesh që mes ndërtuesve dhe pronarëve të truallit të lindin kontradikta. Pronarët e tokës nuk japin miratimin e tyre për transferimin e pronësisë dhe Hipoteka nuk mund të bëjë regjistrimin.