Ai ka thënë se tensionet në veriun e Kosovës, në prag të vendimit të BE-së, nuk kanë qenë në favor të Serbisë.
“Megjithatë, fjala është për kërkimin e alibisë për ta ndaluar Serbinë në rrugën evropiane. Në pyetjen se a janë të vërteta pohimet se Amerika është ajo që bën presione në Gjermaninë, që të ruhet linja e ashpër ndaj kandidaturës serbe në mënyrë që të detyrohet Beogradi që të jetë më kooperativ në raport me Kosovën”-thotë Schlesinger i cili shton se nuk është sekret që Washingtoni ka bashkëpunuar ngushtë me Berlinin gjatë viteve ’90 dhe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.
“Amerika brengoset po ashtu për përforcimin e forcave anti-evropiane në Serbi, të cilave u përshtatet vendimi për mosdhënie të kandidaturës. Prandaj, Amerika tash mundohet të bëj presion te Berlini që të lëshoj pe”, thotë Shlezinger.
“Nëse veç jemi pajtuar me ndryshimin e kufijve të Serbisë, është dashur që atë opsion ta kemi edhe për Kosovën, sepse mund të jetë zgjidhje e mirë”, thotë Schlesinger.
Wednesday, 11 January 2012 12:22