Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 10:12

Pasi ka drekuar me nёnёn e saj, janë ndarë te pragu i shtëpisë, duke i thënë: “Mami, tё dua”. Kёto janё fjalёt e fundit qё kujton nёna e saj nga Amy.

Mё pas Amy ёshtё kthyer nё shtёpinё e saj, ka pirё e vetme vodka dhe ka rёnё pёr tё fjetur. Kёshtu i ka thёnё truprojes sё saj, qё kishte nevojё tё flinte dhe kur ai ka shkuar qё ta zgjonte e ka gjetur tё vdekur.

Amy vdiq nё dhomё e vetme dhe ekspertiza e mjekёve thotё se kur trupi i saj i pajetё ёshtё gjetur, ka patur rreth gjashtё orё qё ishte i vdekur.

Nuk ёshtё ende e qartё se cila ёshtё arsyeja e vdekjes, pasi nё shtёpinё e saj nuk ёshtё gjetur asnjё drogё dhe mundёsia e ovёrdozёs pёrjashtohet. Pritet qё ditёn e sotme tё pёrfundojnё analizat e ekspertizёs dhe familja e saj mё pas tё ketё mundёsinё ta varrosё trupin.

Mbas vdekjes sё Amyt, tabolidi ‘The Sun’ ka mundur tё intervistojё ish-burrin e saj Blake, i cili ёshtё shprehur se nuk i pushonin lotёt nga kjo humbje e madhe. Megjithёse tё ndarё dhe ai i martuar me njё grua tjetёr, thotё se asnjёherё nuk ka pёr tё dashur njeri aq thellёsisht sa ka dashuruar atё.

Vdekja e Amyt e ka tronditur botёn e muzikёs, e cila dje ka mbajtur zi pёr humbjen e kёsaj kёngёtareje potenciale. Shumё personazhe tё famshёm kanё shprehur dhimbjen dhe ngushёllimet nё profilet e tyre zyrtare. Pavarёsisht problemeve tё saja me alkoolin dhe drogёn, ajo ishte njё vajzё shumё e dashur dhe e ёmbёl pёr kёdo qё pati fatin ta njoh atë.

Amy vdiq e vetme nё dhomёn e gjumit tё saj dhe nё kёto rrethana askush nuk e di se nё ç’gjendje vdiq ajo. (LajmeShqip.com)