Sigurisht që kjo është diçka shumë dëshpëruese dhe përulëse, por ky lloj marketingu mos mendoni se është legal!
Në Rio de Janeiro shpërn
darësit e drogës janë zënë me bustina kokaine me fotografinë e këngëtares fatkeqe Amy Winehouse, e cila ndërroi jetë më 27 korrik 2011.
Fatkeqësisht ajo është bërë edhe një dëshmitare për produktin ilegal: kokainën.
Gjatë një operacioni antidrogë, policia e Rio de Janiero ka gjetur këto bustina me fotografinë e saj mbi të dhe të shkruar ‘Amy House’.
Nëse familjarët e saj dhe shumë të tjerë po e përdorin shëmbullin e saj për t’u ruajtur nga probleme të tilla, duket se ka edhe nga ata që përfitojnë nga popullariteti i këtij personi për të shitur mallin e tyre.
Ajo nuk është e vemtja që ka qënë pasqyrë reklamimi për këta trafikantë, pasi përpara saj është përdorur edhe imazhi i Osama Bin Ladenit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 18:52