Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 12:59

Amy Winehouse ka marrё paralajmёrimin e fundit tё doktorit:

“Mjaft me alkoolin se nё tё kundёrt do tё vdesёsh!”.

Nuk ёshtё hera e parё qё ajo merr kёshilla mjekёsore por kjo e fundit ka qёnё ultimative pёr tё.

Mjekёt e klinikёs The Priory, tё cilёt e kanё ndjekur rishtazi kёngёtaren viteve tё fundit, i kanё dhёnё asaj paralajmёrimin pёrfundimtar.

Sipas njё burimi ёshtё mёsuar se doktorёt janё treguar kategorik me tё duke marrё parasysh ashpёrsinё e situatёs sё saj. Pёr Amy-n mund tё jetё vёrtetё shansi i saj i fundit.

Nuk ёshtё hera e parё qё ajo merr kritika tё ashpra nё klinikё. Gjatё viteve tё gjata pёr rehabilitimin e saj, ajo ka patur shkёputje nga kjo klinikё ndёrmjet vitit 2007 dhe 2009 pёr shkak tё trajtimit tё saj pёr varёsinё nё kategorinё A.

Pёrveç doktorёve Emy ka patur si kёshillues babain e saj Mitch dhe tё dashurin Reg Traviss. Vetё i ati i saj ka patur probleme tё tilla pёrpara Amyt, por ai tani i ka kapёrcyer dhe po mundohet qё kёtё forcё pёr t’u rehabilituar t’ia japё si shёmbull edhe vajzёs sё tij e cila ka arritur pikёn kritike.

Amy Winehouse kishte planifikuar disa koncerte nёpёr Evropё tё cilat u pezulluan pёr shkak tё gjёndjes sё saj.

E gjendur nё kёtё situatё, urojmё qё Amy vёrtetё t’ia dalё mbanё dhe t’i rikthehet jetёs sё saj tё shёndetshme.