Bukuresht – SHBA dhe Rumunia u dakorduan për sistemimin e elementeve nga mburoja e ardhshme kundërraketore amerikane në bazën ushtarake rumune Davesleu, në pjesën jugore të shtetit, në afërsi të kufirit me Bullgarinë, deklaroi presidenti rumun Trajan Basesku.
Rreth 2000 ushtarë amerikan do të stacionohen në Dveselu, por numri i tyre mund të rritet deri në 500, shtoi Basesku.
“Mburoja kundëraketore nuk është drejtuar kundër Rusisë”, potencoi presidenti rumun.
SHBA dhe Rumunia me muaj negocuan që t’i përcaktojnë lokacionet dhe kushtet për sistemimin e elementeve për mburojën kundëraketore në territorin rumun.
Ndihmëssekretarja shtetërore amerikane Elen Tausher deklaroi paraprakisht se SHBA she Rumunia janë dakorduar për sistemimin e raketave kryqëzuese në territorin rumun, si pjesë e planit amerikan për mbrojtje kundërraketore në Evropë. Ajo shtoi se raketat kryqëzuese do të jenë operative deri në vitin 2015.
Tuesday, 03 May 2011 10:16