Kosova vazhdon të mbetet vrimë e zezë për investitorët e huaj potencial, edhe përkundër interesimit të disa kompanive të njohura në botë.
Terrenin për investime e kanë kërkuar edhe kompani të fuqishme amerikane, të cilët mungesa e ligjeve, mos funksionimi i rendit i bëjnë të hezitojnë për të marrë vendimin për investime reale në Kosovë.
Shpresë e vetme e vendit për momentin mbeten disa iniciativa të cilat qeverisja e Isa Mustafës është zotuar se do ti realizoj, me hartimin e ligjeve që mundësojnë siguri dhe ambient më të përshtatshëm për bizneset ndërkombëtare.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë , Arian Zeka, tha se qeverisja e re gjatë këtyre 8 muajve, sa i përket dikasterit ekonomik, janë fokusuar më tepër në konkretizimin e pakos fiskale, më konkretisht ligjeve tatimore që rregullojnë fushën e tyre në vend. Sipas tij, në përgjithësi vërehet një frymë më pozitive tek investitorët e huaj, por që rezultate konkrete ende nuk ka. Ai shpreson që me kornizën e re ligjore do të mund të bëjnë që të investitorët potencial të kenë negociata direkt me shtetin.
Sunday, 02 August 2015 11:11