Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 14:50

Kukës-Ambasadorja gjermane në Tiranë, Holtkemper, iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me qëndrimin gjerman  ndaj kërkesës serbe për  të marrë statusin e kandidatit  për në BE, kur është i njohur fakti se Shqipëria ka  aplikuar më parë  për të fituar statusin e kandidatit.

Ambasadorja gjermnane e vuri theksin te kompromisi që është mbi bazën e çdo veprimi, ndonëse ajo nuk mohoi  pozicionin kritik të Gjermanisë ndaj kësaj çështje. Holtkemper theksoi se, “në BE vendimet merren gjithmonë mbi bazë kompromisi. Ky është një koncept mjaft i rëndësishëm edhe në kontekstin shqiptar. Përvec kësaj, do të thoja se ju jeni në dijeni mjaft mirë të pozicionit kritik që ka Gjermania lidhur me kërkesën e aplikimit të Serbisë dhe në lidhje me politikën e Serbisë në rajon në tërësi”.

“Ne jemi pozicionuar gjithmonë mbi kompromisin, jemi pozicionuar gjithmonë për zgjidhje të arsyeshme që merren  mbi bazë kompromisi”, theksoi Holtkemper. Ambasadorja gjermane theksoi se secili shtet duhet të plotësojë edhe kriteret e Kopenhagenit që të fitojë statusin e kandidatit për në BE.

“Ka nga ana tjetër edhe ca kritere të mirënjohura si, kriteret e Kopenhagenit, të cilat duhen të përmbushen. Nëse gjykohet se ato janë përmbushur vetëm  pastaj mund të jepet  sttatusi i kandidatit”, theksoi  Holtkemper. (LajmeShqip.com)