Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 22:21

Ambasadorja e Francës në Kosovë Maryse Daviet, thotë se opozita nuk duhet ta pengojë edhe më tutje punën në Kuvend.

Ajo ka thënë se të gjithë ambasadorët në Kosovë, janë të pajtimit se puna në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të bllokohet dhe se dhuna është e papranueshme.

Daviet ka ftuar pozitën dhe opozitën që të bisedojnë për tejkalimin e situatës.

“Ne me gjithë kolegët jemi të angazhuar dhe mesazhi ynë është që puna në Kuvend të fillojë dhe opozita të mos e pengojë atë por të ulen dhe të bisedojnë për problemet që kanë pasiqë hduna është e papranueshme dhe nuk ofron zgjidhje”, ka thënë ajo.

Ajo ka lavdëruar iniciativën e presidents Jahjaga për të gjetur zgjidhje duke ulur në tavolinë poiztën dhe opozitën.