Gazeta Jeta në Kosovë në Prishtinë raporton se Sylejman Selimi ambasador i Kosovës në Shqipëri ishte marrë në pyetje në vitin 2003 nga hetuesit e Tribunalit të Hagës.
Ai ishte pyetur në cilësinë e dëshmitarinë në rastin kundër Fatmir Limajt në Hagë.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i njohur me nofkën Sulltani kishte mohuar ekzistimin e burgut të Likovcit.
Në këtë fshat të Skënderajt sipas tij gjatë luftës UÇK-ja kishte pasur një lloj ambulancë të ndihmës së parë për civilë dhe një spital për të plagosurit.
Selimi aktalisht po mbahet në paraburgim bashkë me pesë ish-komandantë tjerë të zonës së Drenicës. Në grupin e tyre bënë pjesë edhe kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku.
Prokurori i EULEX-it Mauricio Salustro akuzon ish-komandantët për krime lufte të kryera në zonën e Drenicës përkatësisht në burgun e Likovcit.
Selimi dyshohet se ka grushtuar e rrahur me mjete të drunjta dhe metalike të ndaluarit në burgun e krijuar nga UÇK-ja.
Sunday, 02 June 2013 23:25