Lubjanë – Ambasadori amerikan në Slloveni, Xhozef Musomeli e mbështet idenë për koalicion të Sllovenisë Pozitive të Zoran Jankoviqit dhe të Partisë demokratike sllovene (PDS) të Janez Janshas dhe ofroi të jetë ndërmjetësues në bisedimet e koalicionit, njofton “TV Sllovenia”.
Televizioni slloven megjithatë theksoi se mundësia për formimin e koalicionit midis partive më të mëdha në Parlament është mjaft e vogël.
Musomeli është takuar me shefat e të gjitha partive parlamentare lidhur me bisedimet koalicionare dhe ai është ambasadori i vetëm në Slloveni, i cili e ka bërë këtë.
Musomeli gjatë vizitës së kryeministrit në largim Borut Pahor në spital javën e kaluar deklaroi se do të ishte mirë se nëse formohet koalicion i cili përfaqëson shumicën, nëse jo edhe të gjithë sllovenët. Ai shtoi se Sllovenisë i nevojitet dikush, i cili do t’i tejkalojë dallimet midis së majtës dhe të djathtës.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Slloveni, të cilat u mbajtën më 4 dhjetor më së shumti vota fitoi Sllovenia Pozitive (28 nga gjithsej 90 deputetë), ndërsa më pas pasojnë SDP-ja dhe Socialdemokratët e Pahorit.
Thursday, 05 January 2012 08:42