Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Koosvë Greg Delawie, thotë se për të sfidë do të jetë përpjekja për të luftuar korrupsionin.
Në një fjalim të tij gjatë hapjes se seminarit “Aspektet Ligjore të luftës kundër korrupsionit”, Delawie ndër të tjera tha se luftimi i korrupsionit është sfidë për çdo qeveri.
Edhe pse ambasadori i ri thotë se kjo luftë është një përpjekje e zorshme, një gjë e tillë e sheh të domosdoshme, transmeton kp.
“Një program i rreptë kundër korrupsionit krijon mjedisin e tillë ku veprat e korrupsionit identifikohen lehtësisht dhe pastaj ndiqen lehtësisht penalisht. Kostoja e të qenit i korruptuar do të jetë shumë e lartë. Ky seminar trajton mënyrat se si zyrat tuaja mund të ndryshojnë gjendjen tuaj”, tha Delawie gjatë një fjalimi të shkurtë në këtë seminar.
Monday, 14 September 2015 11:33