Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur se zhvillimet e fundit në Kuvend janë pengesë për ecjen përpara të vendit.
Sipas tij, pengesë më e madhe për rritjen ekonomike vazhdon të mbetet korrupsioni, njofton Klan Kosova.
Këto komente ai i bëri gjatë takimit të Forumit të Nivelit të Lartë ku është bërë prezantimi i strategjisë kombëtare për zhvillim ekonomik.
Delawie është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkrahjen e Kosovës duke mbështetur më së shumti të rinjtë që sipas tij janë aseti më i madh që ka Kosova.
Ai tha se do të investohet në kapitalin njerëzor përmes bursave ndërsa do të punohet edhe në sektorin e drejtësisë.
Monday, 26 October 2015 13:03